Rinumërimi i votave të Tiranës, ja vendi ku pritet të mbahet procesi

Në KQZ ka nisur përgatitja për rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Tiranës, duke kthyer procesin e numërimit në zero.

Do të rinumërohen 1282 kuti votimi dhe pritet të përcaktohet vendi dhe koha e saktë ku do të zhvillohet ky proces, me mundësinë që ai të zhvillohet në Parkun Olimpik.

Rinumërimi do të kryhet nga punonjës të administratës së KQZ-së, duke përfshirë votat për partitë politike dhe më pas votat preferenciale. Në këtë proces do të rinumërohen edhe votat preferenciale të Koalicionit Shqipëria Madhështore në qarkun Dibër.