Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik/ Policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 14:51
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lëndë piroteknike.
Gjithashtu Blutë kanë sekuestruar lëndët piroteknike në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
