Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh, e larguan se kishte një bluzë të UÇK

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot në rrjetet sociale një video ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga stadiumi me ndërhyrjen e policisë. 

POSTIMI I BERISHËS:

As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK!

Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!

Lexoni mesazhin dhe videon e tifozit dixhital!

Mirëmëngjesi Dr.Sali Berisha!Një tifoz u largua mbrëmë nga policia e Shqipërisë vetëm sepse mbante një maicë me mbishkrimin UÇK.

Dhe kjo nuk ndodhi në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë, nga policia shqiptare, nën qeverisjen e Edi Ramës!