Java Kulturore Italiane, shfaqja teatrale “Duajë babanë” ngjitet në skenën e teatrit të Gjirokastrës
Shqipëria po mirëpret Javën Kulturore Italiane nga data 1 deri më 8 qershor.
Në këtë kuadër rreth 17 aktivitete në një javë në qytete të ndryshme të vendit, po sjellin në qendër të vëmendjes artin, muzikën, teatrin, modën dhe dizajnin italian, duke përforcuar lidhjet e ngushta kulturore dhe historike mes dy vendeve.
Mbrëmjen e djeshme, në teatrin “Zihni Sako” u shfaq pjesa teatrale italo-shqiptare “Duaje babanë”, një dramë që trajton tema të thella sociale dhe që erdhi për artëdashësit nën interpretimin e artistëve italianë dhe ata shqiptarë.

Për herë të parë në skenë u ngjitën pesë aktorë, dy italianë dhe tre shqiptarë: Serena Osma, Aleksandër Kondi dhe Lejda Çeli, Ginevra Ciuni dhe Maria Barnaba.
Shfaqja, e realizuar nga artistë italianë dhe shqiptarë, preku publikun me fuqinë emocionale dhe ndjeshmërinë e saj, duke u kthyer në një hapësirë reflektimi dhe dialogu mbi vlerat që na lidhin përtej kufijve.
Në kuadër të Javës Italiane të Kulturës u shfaq edhe filmi “MIA”, kushtuar këngëtares së njohur Mia Martini.

