Kurban Bajrami dhe roli i festave, Tushi: Bashkëjetesa fetare është pozitive për shoqërinë shqiptare
Besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë festuan Kurban Bajramin me lutje për mëshirë, paqe dhe solidaritet, duke u mbledhur në sheshe dhe xhami në një ditë të shenjtë që përkoi me të premten.
Në mesazhet e tyre, nuk munguan lotët dhe lutjet prekëse për civilët në Gaza, ndërsa falja, kurbani dhe bashkimi familjar e bënë festën një dëshmi besimi dhe humanizmi.
Por për të kuptuar më shumë mbi festimet shqiptare, në një intervistë për “Ora News” sociologu Gëzim Tushi vlerësoi si tejet pozitive për shoqërinë tonë bashkëjetesën fetare.
“Festat janë ngjarje shumë të rëndisshme për jetën e njeriut, veçanërisht kur marrëdhëniet po ftohen, solidariteti dobësohet, liria familjare po kështu, festat mbeten një moment i rëndësishëm, sidomos ato sociale.
Sigurisht dita e sotme shërben për të treguar së pari atë që ne jemi, që jemi një shoqëri që kemi një privilegj shumë të madh social, kemi harmoni fetare dhe një imunitet të brendshëm mbi bazën e asaj që na kanë lënë Rilindasit që “Feja e shqiptarit është Shqiptaria””, u shpreh sociologu Gëzim Tushi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGUN GËZIM TUSHI

