Përplasjet për Spaçin, Vatnikaj: Ndërhyrjet po e ndryshojnë atë imazh që ky kamp ka pasur dhe duhej të kishte

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbrojti të premten projektin kontrovers të restaurimit në ish-burgun famëkeq të Spaçit, pavarësisht kundërshtimit të ish-të përndjekurve politikë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Por në fakt kush janë pretendimet e këtyre të fundit?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta jepte në studion e lajmeve në “Ora News” aktivistja Sidorela Vatnikaj.

“Reagimi i sotëm i ministrisë ishte i turpshmëm dhe na ka revoltuar shumë, pasi kemi të paktën 1 javë që i kërkojmë Ministrisë së Kulturës që të flasë me ne dhe të na sqarojë si është marrë vendimi për ndërhyrjet në kampin e Spaçit, sepse po flasim për një kamp ku puna e detyruar ka qenë më e rëndë se sa vetë përvoja e burgut.

Dhe këto ndërhyrje me bojë e me restaurime për ne po e ndryshojnë atë imazh që ky kamp ka pasur dhe duhej të kishte”, u shpreh aktivistja Sidorela Vatnikaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKTIVISTEN SIDORELA VATNIKAJ