Çelet në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “Ripërtëritje”

Në Galerinë e Artit Tiranë, u çel mbrëmë ekspozita “Ripërtëritje” nga Diana dhe Fatmir Miziri.

Ekspozita është kuruar nga Adela Demetja dhe vjen në GAT si një bashkëpunim me Tirana Art Lab. “Ripërtëritje” është një rikthim në dialogun artistik të një prej çifteve më të rëndësishëm të artit shqiptar: Diana dhe Fatmir Miziri.

Diana (1951–2005) dhe Fatmir Miziri (l. 1950) janë ndër artistët e parë që u formuan në specialitetet e reja të arteve të aplikuara në Institutin e Lartë të Arteve në vitet ’70. Ekspozita përmbledh një përzgjedhje tekstilesh nga Diana Miziri, të krijuara gjatë viteve ’90, dhe objekte nga Fatmir Miziri, të realizuara nga viti 1995 deri më sot.

“Ripërtëritje” është një bashkëpunim midis Tirana Art Lab dhe Galerisë së Artit Tiranë dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ekspozita është e hapur për publikun prej sot e deri më 29 qershor 2025.