PORTRETI I GANDIT NË ANKAND! Ikona e Paqes në telajo, piktura e rrallë del në shitje
Një portret i vetëm në vaj për të cilin Mahatma Gandhi ka pozuar, do të shitet në ankand muajin e ardhshëm në Londër. Piktura është realizuar në vitin 1931 nga një artistja britanike gjatë vizitës së Gandhit në Britani ku do të diskutonte për rrugën drejtë vetëqeverisjes së Indisë
Një portret i rrallë në teknikën e vajit i Mahatma Gandhit, udhëheqësit të madh të pavarësisë së Indisë, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm në Londër.
Vepra është realizuar në vitin 1931 nga një artiste britanike, gjatë vizitës së Gandhit në Britani për Konferencën e Dytë të Tryezës së Rrumbullakët ku do të diskutojet për të e ardhmja politike e Indisë dhe rruga drejtë vetëqeverisjes.
Sipas shtëpisë së ankandeve, ky mendohet të jetë i vetmi portret në vaj për të cilin Gandhi ka pozuar personalisht. Mediat shkruaj se ai qëndroi për disa seanca me artisten në zyrën e tij në Londër.
Por, ky portret nuk është thjesht një vepër arti është një dokument i rrallë historik, që sjell në jetë figurën e Gandhit në një moment kyç të betejës së tij për vetëqeverisje.

Ankandi pritet të mbahet në javën e dytë të korrikut në Londër, dhe vepra tashmë ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve e muzeve nga mbarë bota.
Vepra u shfaq për herë të parë në nëntor të atij viti, në një ekspozitë në Galeritë Albany, ku morën pjesë figura të njohura të lëvizjes për pavarësi.
Pas ekspozimit fillestar, portreti kaloi në pronësi të familjes së artistes dhe, në vitet '70, dyshohet se u dëmtua në një sulm me thikë e që mendohej se u kryer nga një ekstremist hindu.
Mahatma Gandhi ishte një udhëheqës politik, shpirtëror dhe simbol i luftës paqësore për pavarësinë e Indisë nga sundimi britanik. Ai luftoi për: Pavarësinë e Indisë nga Britania, Barazi për kastën e ulët, të drejta për gratë dhe pakicat, drejtësi sociale dhe paqe ndërfetare
Ajo që e beri të veçantë është fati se u burgos disa herë, por nuk hoqi dorë nga parimet e tij. Frymëzoi lëvizje për të drejtat civile në mbarë botën – përfshirë Martin Luther King Jr. dhe Nelson Mandela.

U vra më 30 janar 1948 nga një ekstremist hindu, që e akuzonte se ishte shumë pajtues ndaj muslimanëve gjatë ndarjes së Indisë dhe Pakistanit. Sot, Gandhi njihet si "Babai i Kombit" në Indi dhe një ikonë globale e rezistencës paqësore.

