Turizmi në rritje / Vizitorë nga e gjithë bota drejt muzeve dhe pasurive kulturore shqiptare

Nuk është vetëm bregdeti dhe natyra në male që po sjell gjithnjë e më shumë turistë në Shqipëri.

Sitet arkeologjike e muzetë vazhdojnë të kenë rritje të vizitorëve.

Muzeu Historik Kombëtar i Skënderbeut dhe Pazari karakteristik në Krujë presin me mijëra turistë vendas dhe të huaj, të moshave të ndryshme.

Mehdi Hafizin drejtori i e Muzeut thotë se në muajt e parë të vitit ka një rritje të vizitorëve ndikuar edhe nga hapja e muzeut Etnografik që iu nënshtrua rikonstruksionit.

Turizmi në rritje / Vizitorë nga e gjithë bota drejt muzeve dhe

“Ka patur nxënës dhe nga Mali I Zim kanë ardhur rreth 1000 nxënës. Kemi pasur nxënës nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Ne shkojmë te 65 mijë visitor si 5 mujor. Është një shifër goxha e lartë.”

Të huajt, ku nuk mungojnë as ata nga vendet aziatike, I bëjnë jehonë Shqipërisë sapo kthehen në vendet e tyre

“Kemi nga Europa por dhe nga Azia. Kemi vizitorë aziatik, kemi nga Amerika.”

Ndërkaq në Durrës 463 turistë gjermanë mbërritën këtë të shtunë në Portin e Durrësit me kroçeren “MV Deutschland”. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale

Ndërsa ministri Blendi Gonxhja edhe një herë ka sjellë në vëmendje nisjen e projektit të paketës në male duke ftuar shqiptarët të aplikojnë për tu bërë pjesë e lehtësirave fiskale duke përfituar nga heqja e taksave për 10 vite. Këtu përfshihen projektet në agroturizëm, bujqësi apo çdo aktivitet tjetër

Turizmi në rritje / Vizitorë nga e gjithë bota drejt muzeve dhe