Shqipëria preket nga Murtaja e Ruminatëve të Vegjël/ Kullolli: Rasti i parë u shfaq në Shkodër, ferma u vendos në karantinë
Drejtori i Përgjithshëm AKVMB, Sulejman Kullolli i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se rasti i parë i sëmundjes së murtajës së ruminantëve të vegjël u shfaq në Shkodër.
Kullolli: Rasti i parë u shfaq në datën 03/06 në Shkodër në një fermë që mbarshtonte rreth 15 krerë të imta.
Pas kontrollit që ushtroi shërbimi veterinary rajonal, duke u nisur nga shenjat klinike mori mostrat dhe i dërgoi në laboratorin e referencës ku rezultoi me PPR pra me sëmundjen e ruminantëve të vegjël.
Menjëherë u morën masa konform ligjit dhe planit të kontigjencës të miratuar për këtë sëmundje.
U vendos ferma në karantinë.
U ngrit qendra kombëtare e krizës e cila koordinon të gjithë veprimtarinë e autoriteteve të brendshme dhe autoriteteve të tjera për marren e masave dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.
Ferma është vendosur në karantinë 21 ditore.
