Bimët medicinale/ Ibraliu: Një nga industritë me rritjen më të rëndësishme vitet e fundit

Kërkuesi Shkencor i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT, Alban Ibraliu i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se bimët medicinale janë një nga industritë që ka pasur një rritje të rëndësishme vitet e fundit.

Ibraliu: Duhet të kuptojmë që është një nga industritë e cila ka pasur një rritje me të vërtetë të rëndësishme në vitet e fundit.

Të gjithë bizneset kanë kontribuuar dhe investuar mundin e 30 viteve të fundit për të përmirësuar dhe rritur cilësisht pjesën e asaj që përkon me standartet të cilat kanë të bëjnë me përpunimin e këtyre bimëve.

Pra duhet të kuptojmë se është një sektor shumë i rëndësishëm.

Problemet që lidhen me çështje të sigurisë ushqimore janë probleme të cilat kanë ekzistuar dhe sektori ka qenë i vënë në dijeni për vite me radhë.