Trump emëron ish-kopshtarin 22-vjeçar si kreun e Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit, shkakton reagime të ashpra

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar reagime të ashpra në qarqet e sigurisë kombëtare, pas emërimit të një 22-vjeçari pa përvojë në krye të njërit prej programeve më të ndjeshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) – Qendra për Parandalimin e Dhunës së Targetuar dhe Terrorizmit (CP3).

Ekspertët e sigurisë kanë shprehur shqetësim të madh për këtë vendim. “Është absurde që një individ me kaq pak përvojë të vihet në krye të një programi që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e qytetarëve amerikanë,” tha për ProPublica një ish-zyrtar i lartë i DHS. “Duket sikur një praktikant është vënë në një pozicion që kërkon ekspertizë të lartë dhe vendimmarrje kritike”, shtoi ai.

Ky emërim vjen në një moment kur administrata e Trump po ndjek një politikë të ristrukturimit të brendshëm të DHS, me shkurtim stafi dhe përpjekje për thjeshtim të operacioneve federale.

Nga zyrtarët e afërt me administratën Trump, Fugate është përshkruar si një “zë i ri konservator me potencial të madh,” por kritikët e shohin vendimin si një hap të rrezikshëm që minon besimin në institucionet e sigurisë dhe profesionalizmin e strukturave federale.