Papa Leone XIV takon presidentin Mattarella, i pari mes dy krerëve të Italisë dhe Vatikanit

Në një takim të ngrohtë dhe institucional, Papa Leone XIV priti në një audiencë zyrtare Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Takimi, i pari mes dy krerëve të shtetit dhe kishës, u zhvillua në Pallatin Apostolik dhe zgjati rreth një orë.

Mattarella ishte i shoqëruar nga vajza e tij Laura, dy fëmijët e tjerë me bashkëshortët respektivë dhe pesë nipërit, si dhe nga një delegacion i nivelit të lartë ku bënte pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

Presidenti italian u prit në oborrin e Shën Damasit, ku banda muzikore e Vatikanit ekzekutoi himnin kombëtar italian.

Më pas, me një ashensor, ai u ngjit në katin e dytë të Logjisë për t’u takuar me Papën në Bibliotekën e Pallatit Apostolik.

Papa e priti me një buzëqeshje dhe një shtrëngim duarsh në Sallën e Fronit me veshantelin e kuq dhe stolinë papale.

Pas takimit me Papën, Mattarella zhvilloi edhe një bisedë me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit.

Sipas njoftimit të Selisë së Shenjtë, gjatë bisedimeve u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u diskutuan tema ndërkombëtare, me theks të veçantë mbi konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Gjithashtu, u trajtuan edhe çështje sociale, veçanërisht kontributi i Kishës në jetën shoqërore të Italisë.