Moikomi, Eruditi i kulturës shqiptare/ Bashkëshortja: Ishte talent i lindur
Arkitektja, Arkeologia si dhe bashkëshortja e akademikut, shkrimtarit dhe historianit të shquar shqiptar Moikom Zeqos, Lida Miraj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Moikom Zeqo ishte talent i lindur dhe se deri ditën e fundit çfarëdo që lexonte mbante mend përmendësh të gjitha.
Miraj: Me datë 3 bëri 71-vjeç, me datë 15 mbylli sytë.
Dhe gjithë jetës nuk kishte pirë nëjherë një aspirinë.
Por iu shfaq leucemia dhe gjithmonë themi iu prish gjaku.
Dhe 5 vjet me radhë shtrohej çdo muaj në spital që bënte kimioterapitë.
Dhe e çuditshme është që memoria ishte fenomenale.
Deri ditën e fundit çfarëdo që lexonte ai e mbante mend përmendësh të gjitha.
Unë po nuk i mbajta shënim nuk i mbaj mend, ai i mbante mend të gjitha.
Dhe poezitë i ka shumë të bukura, them gjithmonë ishte talent i lindur.
Talenti ishte i lindur.
Është i pari që ka bërë arkeologjinë nënujore.
Kur ka qenë i ri, Moikomi ishte kampion i notit edhe e kishte pasion notin shumë.
Dhe pastaj filloi me kërkimet nënujore.
