Alibej: Ja kush është polici që më dha TIMS-in! Te “Hoxha” morëm armët për atentatin ndaj Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Ja çfarë më tha Dumani
Në seancën e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshmia e Erion Alibejt, një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan.
Ai është i dyshuar si porositës i disa atentateve me pagesë, të motivuara nga hakmarrja dhe konfliktet në kuadër të krimit të organizuar.
Gjatë dëshmisë, Alibej foli për Leonard Allkjan, që është punonjësi i policisë së Elbasanit që i kishte dhënë atij sistemin TIMS.
Allkja sipas Alibejt, ka qenë në atë periudhë në Elbasan. Tashmë Allkja është shkarkuar nga policia për lejimin e kultivimit të drogës.
Po ashtu. Alibej ka treguar se për çdo krim që ka kryer Nuredin Dumani për llogarinë time, armët i blija në një person në Fresk që ishte Hoxhë dhe baza e mbajtjes së armëve ishte magazina e Aleksandër Bahos në Papër...
DËSHMIA E ALIBEJT
Nuredini më thotë që “o vllai iku njeri”, kur shoh televizorin po jepnin lajme që ka humbur jetën Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. I them po Avdian pse e vrave dhe më thotë është i tyri edhe ky.
Para se Nuredini të vazhdonte këtë ngjarje, kisha lidhur një kontakt me një hoxhë që merrej me armë. Hoxha kishte kontakt me Aleksandër Bahon.
Për Dorjan Shkozën rashë dakort me Nuredinin dhe pas dy javësh ndodhi krimi.
Për Dorjan Shkozën kërkoja në sistemin “TIMS” që ma tha polici Leonard Allkja që ishte në komisariat.
Për vrasjen e Dorian Shkozës, Aleksandër Baho ka marrë armë nga “Hoxha”, që merrej me trafik armësh.
I thashë Arsenit Precit shko merr armët dhe çoi anej nga Peqini.
Për makinë, e kishte vetë Dumani.
Unë vetëm armë dhe 50 mijë euro.
Klevis Alla e kam dëgjuar kur është arrestuar, kam marrë vesh se “Nipçja” që e thërriste Dumani dhe ishte përfshirë në vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës.
Makinën për ngjarjen më ka thënë Dumani se e ka marrë tek Çapjat. Ndërsa djegien e mjetit e ka bërë Elio Bitri.


