735 punonjës konkurruan për gradën “Kryeinspektor” në sistemin e burgjeve

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua dje testimi për përzgjedhjen e kandidatëve për gradën “Kryeinspektor” në sistemin penitenciar.

735 punonjës konkurruan për gradën “Kryeinspektor”

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se “735 punonjës i’u nënshtruan konkurrimit, i cili synon të testojë nivelin e njohurive profesionale dhe të identifikojë nevojat për trajnim të mëtejshëm”.

Sipas Qoses “nga të testuarit, vetëm 350 do të arrijnë të fitojnë gradën “Kryeinspektor””.

735 punonjës konkurruan për gradën “Kryeinspektor”

“Kjo është një mundësi për ecuri në karrierë brenda sistemit penitenciar, por edhe për të vendosur standardet e vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi Qose.

735 punonjës konkurruan për gradën “Kryeinspektor”

“Falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së Burgjeve për kontributin që japin në përmirësimin e sistemit penitenciar” e përmbylli Qose reagimin.