FOTO+VIDEO/ Anijet luftarake “pushtojnë” brigjet shqiptare! Në Durrës vijon stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s

Në Portin e Durrësit prej së martës ka nisur stërvitja e madhe ushtarake ndërkombëtare, “Defender Europe 2021”.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm anijet luftarake të Aleancës kanë mbërritur në brigjet shqiptare, ku do të zhvillohet një stimulim sulmi ushtarak me dronë.

Ditë më parë në Durrës zbarkuan shumë automjete të ardhura nga Ushtria amerikane. Rreth 700 automjete të njësiteve nga Florida u shkarkuan në Durrës.

Ato do të përdoren në ushtrimet dyjavore e që do të organizohen në gjashtë baza në Shqipëri. Do të jenë 6000 trupa nga Amerika. Kjo është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, që është e fokusuar në parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale si pjesë e bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët.

FOTO+VIDEO/ Anijet luftarake “pushtojnë” brigjet shqiptare!

\

Në Shqipëri do të ketë edhe anije ushtarake nga Britania e Madhe.

Me të arritur në Shqipëri, zyrtarët amerikanë kanë lavdëruar mikpritjen shqiptare, ushqimin e mirë dhe natyrën.

Majori Randall Moran ka thënë se mikpritja ka qenë “një nga miqësoret që kam përjetuar qe një kohë të gjatë”.

Stërvitja më e madhe e përjetuar ndonjëherë në rajon do të përfshijë 28 mijë trupa nga 27 shtete, përfshirë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.