Takimi trepalësh Putin-Zelenskyy-Trump?/ Peskov: Nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti

Kremlini ka reaguar negativ në lidhje me perspektivën e një takimi të ardhshëm trepalësh midis presidentëve të Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mundësinë e një takimi të tillë, duke vënë në dukje se kjo nuk ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt.

"E vërteta është se kjo nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti. Presidenti Putin ka deklaruar vazhdimisht gatishmërinë e tij për të mbajtur kontakte në nivel samiti, por ai gjithashtu ka theksuar se këto takime duhet të rezultojnë nga marrëveshjet që janë arritur më parë në nivel teknik dhe ekspertësh.

Ai mbështet kontakte të tilla, por beson se ato duhet të jenë të përgatitura mirë," tha Peskov. 

Deklarata erdhi në përgjigje të një deklarate të Shtëpisë së Bardhë se Presidenti i SHBA-së Donald Trump është i hapur për një takim trepalësh me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Peskov sqaroi gjithashtu se, megjithëse një kontakt i ri midis presidentit rus dhe homologut të tij amerikan mund të organizohet relativisht shpejt nëse është e nevojshme, aktualisht nuk ka marrëveshje për një gjë të tillë.

"Nëse është e nevojshme, kontakti mund të organizohet shpejt, por për momentin nuk ka marrëveshje të tilla. Ne kemi kanale dialogu me palën amerikane dhe vazhdojmë t'i përdorim ato", u tha ai gazetarëve. Zëdhënësi i Kremlinit.