Meksika arreston 3 anëtarë të Kartelit të Gjirit për vr”sjen e 5 artistëve të “Grupo Fugitivo”
Policia meksikane ka arrestuar tre anëtarë të dyshuar të Kartelit të Gjirit, mes të cilëve në person të njohur si “M-47” ose “Jimmy”, i cili dyshohet si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së pesë anëtarëve të grupit muzikor Grupo Fugitivo.
Trupat e katër muzikantëve dhe menaxherit të tyre u gjetën të enjten në shtetin Tamaulipas.
Vetëm një nga anëtarët e grupit, shpëtoi pasi ishte me vonesë për në vendin ku do të shfaqeshin për të performuar.
Sipas autoriteteve, viktimat ishin joshur me premtimin për një koncert në një festë private.
Katër ditë pas zhdukjes së tyre, të afërmit kishin njoftuar policinë dhe raportuan se kishin marrë kërkesë për çmime, një zakon i shpeshtë nga bandat në zonë.
Arrestimi i M-47 u krye gjatë një operacioni policor që përfshiu bastisje në tre prona, ku sekuestruan, armë, para dhe automjete të dyshimta.
Zyrtarët federalë deklarojnë se M-47 është i lidhur me fraksionin grupi i Kartelit të Gjirit, një rrjet kriminal që operon me kontrabandën e drogës dhe emigrantëve përtej kufirit SHBA-Meksikë, si dhe me rrëmbime për shpërblim.
Autoritet ende nuk kanë motivin e saktë të krimit, por dyshimet janë se muzika norteña, të cilën e interpretonte edhe Grupo Fugitivo, me një ritëm të frymëzuar nga polka i cili shpesh është shënjestruar nga bandat kriminale.
Ata ndonjëherë kompozojnë edhe këngë që lavdërojnë bosët e drogës dhe ka pasur raste në të kaluarën kur këngëtarët e këngëve të tilla, të njohura si "corridos", janë kërcënuar dhe madje janë vrarë nga bandat rivale.
Ndërsa deri më tani janë arrestuar në total 12 të dyshuar në lidhje me vrasjen e anëtarëve të Grupo Fugitivo.

