MERZ SI TRUMP PËR EMIGRANTËT! Kancelari gjerman: Vendimi i gjykatës nuk ndalon politikat tona

Një gjykatë në Gjermani ka shpallur të paligjshëm dëbimin e tre azilkërkuesve somalezë nga gjermania, duke vënë në pikëpyetje politikën e kancelarit Friedrich Merz ndaj emigracionit. Vendimi ka shkaktuar debate të ashpra, ndërsa qeveria këmbëngul se do të vazhdojë refuzimet brenda kornizës ligjore të BE-së.

Një gjykatë në Gjermani ka vënë në pikëpyetje politikën e ashpër të kancelarit Friedrich Merz për emigracionin e paligjshëm.

Gjykata administrative tha se dëbimi i tre azilkërkuesve somalezë të hënën ishte në kundërshtim me ligjin evropian, vendim i cili u pa si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së re, e cila kishte premtuar një rend të ri në kufijtë gjermanë.

Tre shtetasit somalezë, të paidentifikuar publikisht për shkak të rregullave të privatësisë, u ndaluan në një stacion treni në Gjermaninë lindore dhe u dërguan menjëherë në Poloni, vendi përmes të cilit dyshohet se kishin hyrë në zonën Shengen.

Megjithatë, gjykata e Berlinit vendosi se ky veprim ishte "i paligjshëm", duke u mbështetur në Rregulloren e Dublinit II, një traktat i Bashkimit Evropian që përcakton qartë përgjegjësitë e shteteve anëtare për përpunimin e kërkesave për azil.

Sipas gjykatës, për shkak të mënyrës se si ishte bërë hyrja dhe për rrethanat individuale të rasteve, Gjermania kishte për detyrë të merrte në shqyrtim kërkesat për azil, dhe jo t’i deportonte menjëherë individët në një vend tjetër anëtar.

Ky vendim vë në dyshim ligjshmërinë e urdhrave të reja të qeverisë Merz, të cilat u miratuan në maj dhe parashikojnë refuzimin sistematik të migrantëve pa dokumente në kufijtë e vendit.

Merz ngul këmbë se refuzimet do të vazhdojnë brenda kuadrit ligjor, kritikët shohin në këtë rast një provë të qartë se politika e tij po përplaset me realitetin juridik dhe humanitar të Bashkimit Evropian.

Sinkron Merz Mund të kufizojë goditjen e qeverisë së tij ndaj migracionit, por nuk do ta ndalojë atë plotësisht, njerëzit do të vazhdojnë të refuzohen në kufirin gjerman. Do ta bëjmë këtë për të mbrojtur sigurinë dhe rendin publik në vendin tonë dhe për të lehtësuar barrën mbi qytetet dhe bashkitë.

Kritikët, nga ana tjetër, kanë shfrytëzuar vendimin e gjykatës për të argumentuar se qasja e qeverisë Merz është jo vetëm e paligjshme, por edhe jofunksionale.