Shqipëri-Serbi/ Gjasula: Ndeshje e veçantë, por duhet ta fitojmë, do të luftojmë për vendin e dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 22:44
Në emisionin “Ora Sport” Jurgen Gjasula ish-futbollist tha se kjo është një ndeshje shumë e veçantë me Serbinë, por duhet fitore sepse kemi ekipm më të mirë.
Gjasula: Nuk duhet ta shohim Shqipërinë sikurse e kemi parë para 20 vitesh sepse jemi kualifikuar për në Evropian. U paraqitëm mirë, edhe pse kishim kundërshtarë të fortë. Besoj se ekipi do të vazhdojë të zhvillohet akoma dhe nuk duhet ulur vetja. Besoj se si grup jemi më të mirë se Serbia, ata kanë lojtarë të veçante, por ne duhet të bëjmë diçka që të shkojmë në 100% për t’i rrahur.
