I këputën varësen nga qafa e kalimtares në mes të Tiranës, përfundojnë në pranga bashkë me argjendarin
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi arrestimin në flagrancë të tre shtetasve të përfshirë në një rast grabitjeje me dhunë dhe më pas trafikimi të sendit të vjedhur.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
U. G., 18 vjeç,
S. S., 20 vjeç,
R. H., 38 vjeç.
Hetimet kanë zbuluar se U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë këputur një shtetaseje varësen e floririt nga qafa.
Më pas, varësja e vjedhur është shitur në dyqanin e shtetasit R. H., i cili dyshohet se e ka blerë me vetëdije, duke kryer veprën penale të tregtimit të sendeve të vjedhura.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia tha për noa.al se vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e paligjshme të të dyshuarve. /noa.al

