Plagosje në Tiranë, shpallet në kërkim autori 45-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 14:25
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konflikti me një tjetër person në zonën e “Astirit” në kryeqytet .
Policia bëri me dije se konfliktti ishte për motive të dobëta dhe se ka shpallur në kërkim të dyshuarin 45-vjeçar për krimin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim K. G., 45 vjeç, pasi në Astir, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës në këmbë një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia për rrethanat paraprake të krimit.
Pas sulmit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij nga Komisariati i Kombinatit.
