Ndeshja me Serbinë, Lushkja: Ky është grupi më i plotë. Kjo ndeshje s’ka nevojë për motivim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 22:38
Në emisionin “Ora Sport” Regi Lushkja futbollist i Egnatias tha se në ndeshjen me Serbinë nuk kemi nevojë për motivim sepse dihet historia.
Lushkja: Janë lojtarë që kanë qenë gjithmonë në kombëtare. Është grupi më i plotë dhe shpresoj e kam besim që do të japin maksimumin, sepse duke qenë më Serbinë nuk kemi nevojë për motivim. Prandaj duhet marrë si ndeshja e radhës për të shkuar tek suksesi.