Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri.

Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.