TITANS SHIJAK FIGHTS 2! 12 ndeshje sfiduese në Boks dhe Kick-boks, sot në 18:00

Sportistë nga Shqipëria dhe vende tjera do të përballen të dielën në orën 18:00 në qytetin e Shijakut në një event që ka për synim nxitjen e sportit të boksit në vend. Janë 12 takime emocionuese, jo vetëm në boks por edhe në kick boks.

“Titans Shijak Fights 2” është eventi i boksit që nis të dielën në orën 18:00 në qytetin e Shijakut.

Një aktivitet që ndërthur dy disiplina, atë të boksit dhe Kick Boksit. Organizatorët e eventit, Enton Kikrri dhe Fredi Shoshi, përcollën disa detaje për mikrofonin e “Ora News”.

Ish-boksieri Kreshnik Qato u shpreh se organizime të tilla i japin shtysë boksit në Shqipëri.

Sportistët u njohën me kundërshtarët e tyre si dhe iu nënshtruan procesit të peshimit.

Teo Pasmaçiu dhe … Duka janë dy prej sportistëve që premtojnë shumë edhe në të ardhmen.

Do jenë 12 ndeshje Boksi dhe Kick Boksi, por po ashtu edhe të ftuar të tjerë për ta bërë mbrëmjen më gjithëpërfshirëse.

Ky event është pjesë e programeve sportive kulturore për të promovuar vlerat e sportit në boks dhe kick-boks.

TITANS SHIJAK FIGHTS 2! 12 ndeshje sfiduese në Boks dhe Kick-boks, sot