VIDEO - INTERI E BËN DRAMË/ Kapitullim në 20 minuta, PSG dyfishon

PSG dhe Interi luajnë sonte për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve.

Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.

Ndërkaq francezët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 11 me Hakimin, teksa Interi duket i hutuar në fushën e lojës.

8 minuta më pas francezët dyfishojnë rezultatin me Desire Doue pas një kundërsulmi ‘vrastar’ me asistin e Dembele, duke e kthyer finalen në mankth për italianët.

FORMACIONET ZYRTARE

VIDEO - INTERI E BËN DRAMË/ Kapitullim në 20 minuta, PSG dyfishon