VIDEO/ Shpërfytyrim total i Interit, Mynihu "flet" frëngjisht. Parisi nuk mbahet, realizon të katërtin

Finalja e Champions League nis me spektakël. Që në minutën e 12-të një shpërqendrim i mbrojtjes zikaltër dhe rreshtimi i gabuar i Dimarcos i jep Mundësinë Hakimit të realizojë një gol të thjeshtë, 1-0. 

E pabesueshme ajo që ndodh në 'Allianz Arena': në zhvillimet e një kundërsulmi, talenti i PSG-së, Doue, realizon golin e dytë, 2-0. 

Parisi i afrohet golit të tretë në fundin e pjesës së parë me disa goditje të njëpasnjeshme. Mbyllet fraksioni hapës, me Interit që duhet të ndryshoi gjithçka në të dytën.

Edhe pjesa e dytë dio të niste si e para,ku sërish italianët shfaqen të hutuar në fushë, ndërsa Parisi shfrytëzon cdo mundësi.

Dhe në minutën e 64-t do të ishte sërish talenti Doue, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin.

5 Minuta skuadra e Interit, totalisht e shpartalluar teksa vjen edhe goli i katërt i shënuar nga Kvaraskhelia, 4-0.

SHIHNI GOLAT Më POSHTE

PSG - Inter 1-0

PSG - Inter 2-0

PSG – Inter 3-0

PSG – Inter 4-0