Starton pjesa e dytë, zikaltërit kërkojnë me çdo kusht përmbysjen

PSG vjen për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajern Mynihut.

Ndërsa për Interin kjo është finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura, të fundit në vitin 2023, me protagonistë shumë nga emrat të cilët janë në fushë edhe sot.

LIVE PSG-INTER 2-0

12′ Hakimi, 20′ Doue

NGJARJET KRYESORE

46’ Menjëherë një depërtim i Kvaratskhelias në të majtën, gjuajtja e tij nuk gjen portën e Zomer.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 2-0 të PSG.

45’+2’ Edhe Kvaratskhelia gjuan pas një depërtimi nga e majta, sfera devijohet dhe përfundon jashtë katërkëndorit të italianëve. 

45’+1’ Doue gjen një hapësirë për të gjuajtur nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtën e Zomer. 

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Doue nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku gjen Dembele, gjuajtja e të cilit godet vetëm traversën e portës së Zomer. 

42’ Interi merr më shumë iniciativën në këto minuta, por pa gjetur të çarën për të goditur në portën e Donarumës.

37’ Një goditje këndi nga e djathta e Çalhanollu gjen Turam në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë jo shumë larg portës së Donarumës. 

34’ Harkimi i një goditje këndi gjen Markinjos, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen katërkëndorin.

27’ Fabian Ruiz provon me të majtën nga jashtë zonës, topi shkon në duart e Zomer.

23’ Interi tenton të reagojë me një goditje nga këndi, topi harkohet në zonë ku Açerbi gjuan me kokë, por çon sferën mbi traversë. 

20’ GOOOL PSG 2-0/ Kundërsulm perfekt i parisienëve, topi shkon te Doue në të djathtën dhe gjuajtja e tij e devijuar shkon në rrjetë pas krahëve të Zomer. 

17’ Kvaratskhelia depërton në të majtën, gjen hapësirën dhe gjuan, por çon sferën shumë lart mbi traversë.

12’ GOOOL PSG 1-0/ Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit. 

11’ Dembele në të djathtën gjen hapësirë për t’u futur në qendër, gjuajtja e tij shkon në duart e Zomer.

10’ Doue ndërron krah dhe del në të majtën, gjuajtja e tij përfundon në duart e Zomer.

7’ Harkime radhazi në zonën e Interit, Markinjos fillimisht nuk ia del të devijojë me kokë e pas gjuan jashtë. 

2’ Doue hyn në zonën e Interit por nuk ia del të gjejë pasimin e duhur, teksa shkakton faull ndaj Çalhanollu.

!’ Nis dueli në Mynih. 

FORMACIONET ZYRTARE

Starton pjesa e dytë, zikaltërit kërkojnë me çdo

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Paço, Nunjo Mendesh, Zhoao Neves, Vitinja, Fabian Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Trajner: Luis Enrike

INTER: Zomer, Bastoni, Açerbi, Pavard, Dimarko, Dumfris, Çalhanollu, Mkhitarjan, Barela, Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi