Ilaç i ri kundër tumorit! Shkencëtarët në Britani: Jetëgjatësia e të sëmurëve pas trajtimit është rritur me të paktën 5 vite
Shkencëtarët në Britani deklarojnë se kanë gjetur një kurë që ndihmon personat e prekur me kancer. Nga të dhënat rezulton se jetëgjatësia e të sëmurëve pas trajtimit është rritur me të paktën 5 vite
Studiuesit kanë zbuluar një ilaç të ri kundër tumoreve që zgjat jetëgjatësinë për personat e diagnostikuar me kancer të avancuar të kokës dhe qafës.
Si pjesë e një studimi ndërkombëtar mbi mënyra të reja për ta trajtuar, ku morën pjesë ekspertë nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër medikamenti i imunoterapisë ka treguar rezultate pozitive.
Pacientët që u përfshinë në eksperiment jetuan mesatarisht pesë vite pa rikthim të sëmundjes, krahasuar me 2.5 vjet të grupit që mori mjekim standard.
Pas tre vitesh, pacientët të cilëve iu dha kura kishin një rrezik 10% më të ulët që kanceri të rikthehej në pjesë të tjera të trupit.
Studiuesit thonë se çelësi i rezultateve të tyre ishte dhënia e ilaçit pacientëve para operacionit, i cili e stërvit trupin për ta gjetur dhe vrarë kancerin nëse ai kthehet ndonjëherë.
"Kjo ul ndjeshëm mundësinë e përhapjes së kancerit në të gjithë trupin, në të cilën pikë është tepër e vështirë për t'u trajtuar", thanë shkencëtarët.
Imunoterapia "mund të ndryshojë botën" për këta pacientë. Qasja funksionoi " mirë" për pacientët, por ishte "vërtet emocionuese" të shihje që trajtimi u sillte dobi të gjithë pacientëve në provë, tha Prof Harrington, i cili udhëhoqi provën në Mbretërinë e Bashkuar.

