Rusia përpiqet të ringjallë diktatorin - Një statujë e Stalinit në metronë e Moskës
Një monument dedikuar Joseph Stalinit është zbuluar në një nga stacionet më të ngarkuara të metrosë në Moskë, përpjekja e fundit nga autoritetet ruse për të ringjallur trashëgiminë e diktatorit brutal sovjetik.
Skulptura përshkruan Stalinin e rrethuar nga punëtorë të gëzuar dhe fëmijë që mbajnë në duar tufa me lule.
Monumenti shënon 90-vjetorin e Metrosë së Moskës, sistemit të gjerë të metrosë të njohur për mozaikët, llambadarët dhe dekorimet e tjera të hollësishme të ndërtuara nën udhëheqjen e Stalinit.
Ajo zëvendëson një homazh të mëparshëm, të hequr në dekadën pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 në një përpjekje për të zhdukur “kultin e personalitetit” të tij dhe vjen pas dekadash represioni të shënuara nga gjyqe të shëmtuara, arrestime natën dhe miliona të vrarë ose të hedhur në kampe burgimi si “armiq të popullit”.
Banorët e Moskës patën reagime të ndryshme ndaj monumentit, me disa që kujtojnë se si vendi jetonte në frikë nën regjimin e tij. Shumë udhëtarë bënë foto të monumentit dhe disa vendosën lule në bazën e tij.
Aleksei Zavatsin një kalimtar 22 vjeç në opinionin e tij thesoi se Stalini ishte një “njeri i madh” që kishte “shndërruar një vend të varfër në një superfuqi”.
Aktivistë nga Society.Future, një lëvizje politike ruse që shpreh pikëpamje pro-demokraci dhe nacionaliste, protestuan duke vendosur postera në bazën e monumentit me citate nga politikanë të shquar që dënonin diktatorin.
Hapja ndodhi vetëm disa javë pasi Putin nënshkroi një dekret që riemëronte Aeroportin e Volgogradit Stalingrad, emri që iu dha qytetit kur Ushtria e Kuqe Sovjetike mundi forcat naziste gjermane në një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

