Gjermania marrëveshje të re për emigrantët, BE të arrijë një marrëveshje me bllokun për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, shpreson që Bashkimi Europian të arrijë një marrëveshje të përbashkët për të dërguar azilkërkuesit që nuk mund të kthehen në vendet e tyre drejt vendeve të treta të sigurta, pranë rajoneve të origjinës.

Qeveria gjermane po shtyn përpara ide të reja për menaxhimin e emigracionit, sidomos pas fitores së Friedrich Merz në shkurt, i cili ka premtuar ulje të ndjeshme të nivelit të migrimeve.

Gjermania kërkon një marrëveshje të re evropiane për menaxhimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Ishte ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, i cili ka deklaruar se  emigrantët që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, duhet të dërgohen në vende të treta të sigurta, një qasje që, sipas tij, duhet të përkrahet nga i gjithë Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për gazetën Ëelt am Sonntag, theksoi se kjo formulw nuk mund të ndërtohet vetëm nga një shtet duke u bërw thirrje vendeve të BE-së të hartojnë një politikë të përbashkët për trajtimin e migrantëve që nuk plotësojnë kriteret për azil.

“Na duhen vende të treta që janë të gatshme të pranojnë emigrantë që objektivisht nuk mund të rikthehen në vendet e tyre”, u shpreh ai.

Propozimet e Komisionit Evropian për të refuzuar kërkesat për azil pwr ata që kanë kaluar më parë në vende të sigurta janë ende në shqyrtim.

Por organizatat për të drejtat e njeriut i kanë kritikuar ashpër ato dhe ende nuk është miratuar nga qeveritë kombëtare apo Parlamenti Europian.

Agjencia e lajmeve Reuters përmend edhe marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Megjithatw Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria nuk do të pranojë marrëveshje të ngjashme me shtete të tjera të BE-së.

Ai ka refuzuar gjithashtu kërkesën e kryeministrit britanik Keir Starmer ku ky I fundit I hodhi syt nga KOsova si mundesi per nje marreveshje.