Sulme të reja ruse në Ukrainë/ Shënohen të paktën dy vikti*a, mes tyre një vajzë e mitur
UKRAINË- Dy persona u vranë, përfshirë një vajzë 9-vjeçare, nga sulmet ruse në rajonin e Zaporizhias dhe Kherson.
Një 16-vjeçar u plagos gjithashtu në bombardimet ruse gjatë natës.
Konkretisht, në rajonin e Zaporizhias, një vajzë 9-vjeçare u vra dhe një adoleshente 16-vjeçare u plagos kur u granatuan pronat në një fshat pranë vijës së frontit, raportoi Ivan Fedorov, kreu i autoriteteve lokale, nëpërmjet Telegramit.
Në qytetin e Khersonit, një burrë 66-vjeçar u vra në një granatim në rrethin e Dnipros, raportoi gjithashtu guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin nëpërmjet Telegramit.
Sulmet ruse plagosën gjithashtu një person në Kharkiv (verilindje), sipas autoriteteve lokale.
Nga ana ruse, dhjetë persona u plagosën në sulmet me dronë ukrainasë në rajonin e Kurskut gjatë natës, njoftoi guvernatori i përkohshëm rajonal Alexander Khinshtein nëpërmjet Telegramit.
Përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila shpërtheu kur forcat e armatosura ruse pushtuan Ukrainën në shkurt të vitit 2022, janë intensifikuar kohët e fundit, por po hasin në mosbesim midis Moskës dhe Kievit, të cilat akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë progresi.
Moska i propozoi Kievit bisedime të reja të drejtpërdrejta një ditë pas të hënës në Stamboll, pas një takimi të parë jo veçanërisht të frytshëm më 16 maj.
Pala ukrainase nuk ka sqaruar ende nëse do të dërgojë një delegacion.
