“Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios

Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët.

Këtë mesazh ka përcjellë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili është shpërndarë nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë.

Në mesazhin e tij, Rubio shpreh shqetësimin për fenomenin e emigrimit masiv dhe bën thirrje për parandalimin e tij.

Sipas sekretarit të shtetit, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore dhe ata që përfitojnë janë trafikantët.

"Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore.

Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv.

Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët", thuhet në mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.