PAMJE+DETAJE/ Trafikimi i a*mëve nga Kosova në Shqipëri, grupi ra në kurth nga blerje të simuluara

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me goditjen e grupit të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri. Bëhet me dije se një pjesë të armëve i merrte nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi vinin me makina të vogla, por ka dyshime që janë përdorur edhe autobusët e linjave.

Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copë dhe njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro. Sipas informacioneve, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale u kryen edhe blerje të simuluara.

Gjithashtu bëhet me dije se operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në trafik armësh u zhvillua në 2 lokale, në Vorë dhe Laprakë në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se grupi ka një bazë në Burrel, për të cilën vijojnë kërkimet.