Avionët e Venus Aerospace/ Udhëtimet SHBA- Europë mund të ulen nga 8 në vetëm 1 orë fluturim

Një kompani e re nga Teksasi, Venus Aerospace, ka bërë një hap të madh drejt të ardhmes ne  udhëtimet ajrore. Për t’i bërë ato 4 herë më të shpejta sesa janë momentalisht.

Venus Aerospace planifikon që me motorin e ri që do të përdoret në avionin Stargazer, prej 33 milionë dollarësh mund të përfundojë udhëtimin prej 5,833 kilometrash midis Nju Jorkut dhe Parisit në më pak se një orë, gati tre herë më shpejt se linja anglo-france  Concorde, i cili fluturonte me 2,179 kmh  ndersa  Fluturimi aktual zgjat rreth tetë orë.

Por kjo nuk mund të jetë për të gjithë pasagjerët, pasi kapaciteti mendohet te jete deri në 12 pasagjerë për fluturim.

Më 14 maj 2025, në New Mexico, kompania realizoi me sukses testimin e par  ku një raketë e vogël u pajis  me motorin e ri  të quajtur RDRE  ku u ngrit në orën 7:37 të mëngjesit. Ky motor përdor shpërthime rrotulluese për të krijuar shtytje dhe është  me  i fuqishëm se motorët tradicionalë.

Drejtoresha ekzekutive e Venus Aerospace, Sassie Duggleby, tha se ky sukses është rezultat i pesë viteve punë intensive. Ndërsa bashkëthemeluesi dhe drejtori teknik, Andrew Duggleby, shtoi se kjo është hera e parë që teknologjia RDRE funksionon me sukses në ajër.

Motorët RDRE-të ofrojnë siguri dhe shpejtësi, duke i bërë ato veçanërisht të përshtatshme për aplikime të avancuara hapësinore. Është vërtetuar se kjo teknologji funksionon   jo vetëm në simulime ose laborator, por edhe në ajër.

RDRE-të janë studiuar që nga vitet 1980, por nuk kanë fluturuar kurrë me sukses në botën reale - deri vetëm dy javë më parë.