I dërguari i Trump: Shqetësimi rus për zgjerimin e NATO-s është i drejtë

I dërguari i Presidentit Donald Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, ka thënë se shqetësimi i Rusisë për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes ishte i drejtë.

Sipas mediave të huaja, Moska shpesh e përdor këtë temë diskutimi për të justifikuar pushtimin e plotë të fqinjit të saj. Kellogg tha se SHBA-të nuk donin ta shihnin Ukrainën në aleancën ushtarake.

I pyetur nga ABC News në lidhje me raportet se Rusia dëshiron një premtim me shkrim për moszgjerimin e NATO-s drejt lindjes për të përfshirë Ukrainën dhe republikat e tjera ish-sovjetike, Kellogg tha: "Është një shqetësim i drejtë".

"Hyrja e Ukrainës në NATO nuk është në tryezë dhe ne nuk jemi i vetmi vend që e thotë këtë. E dini, unë ndoshta mund t'ju jap katër vende të tjera në NATO që janë kundër dhe duhen 32 nga 32 që t'ju lejojnë të hyni në NATO", tha ai më tej.

"Kjo është një nga çështjet që Rusia do të ngrejë", përfundoi Kellogg.