EMRI+FOTO/ Aksident në Divjakë, ndërron jetë një person, arrestohet 18-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 09:46
Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë” nga ku mësohet se ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve, viktima është Ruhi Kurteshi 92-vjeç.
Bëhet me dije se një automjet i drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet K.XH, ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu mësohet se policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.
