EMRAT+VIDEO/ Kush janë 5 shokët që dh*nuan 2 pronarët te “Rruga e Elbasanit”
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi kanë dhunuar dy persona me pretendimin se i kishin zaptuar tokën.
Uniformat blu bëjnë me dije se Endri Allushi, Erald Basha, Ervin Topi, Ardian Shera dhe Emiljano Topi, të gjithë banues në fshatin Nikël, shokë me njëri-tjetrin, dhunuan dhe kërcënuan shtetasit L.H dhe A.C.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”, njofton policia.
