Anxhela Peza: Dua të jem një zë i fortë në Këshillin e Urdhrit të Psikologut
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 20:21
Anxhela Peza, kandidate për anëtare të Këshillit të Urdhrit të Psikologut në kategorinë "Shërbim", ishte e ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares së Ora News Sonila Musai.
Gjatë intervistës, Peza ndau arsyet që e kanë shtyrë të kandidojë dhe vizionin e saj për rolin që synon të marrë.
“Kam ndjekur dhe kam qenë aktive në mbarëvajtjen e Urdhrit.
E njoh mirë funksionimin e tij dhe mendoj se është koha për një frymë të re,” u shpreh Peza.
Peza premtoi bashkëpunim për një këshill më funksional dhe më pranë nevojave të anëtarëve të profesionit.
