U shfaq me automatik në mes të Tiranës, kapet Arjan e Lorenco Talhellari. Akuzohet për kano*je dhe ar*ë pa leje
Kanë rënë në prangat e policisë, Arjan dhe Lorenco Talhellari, babë e bir, të cilët në fund të muajit Prill, u shpallën në kërkim për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
I pari është arrestuar nga efektivët e komisariatit Nr.1 në datën 18 Maj, ndërsa ditën e sotmë është ndaluar dhe djali i tij, Lorenco.
Shkak i konfliktit mësohet se është bërë, Lorenco Talhellari, me një person tjetër i quajtur Lendi Palaj, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive.
Në ndihmë të djalit, ka shkuar babai i Lorencos, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik "Skorpions".
Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë ai i kanë rënë plumbat në tokë.
Në atë periudhë policia sqaroi se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së një subjekti elektoral.
Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe dy fishekë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia tashmë arrestoi, Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari, duke i akuzuar ata për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Kanosjes me armë”.
