SHERR MES MINORENEVE/ Vajza sulmon bashkëmoshataren pa shkak në lokal. Prokuroria e procedon penalisht të miturën për “Plagosje”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë ka regjistruar procedimin penal nr.690 të vitit 2025 për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal në ngarkim të të miturës F. D.

Ky procedim është regjistruar pas njoftimit të marrë në datën për një konflikt të ndodhur më 05.05.2025, rreth orës 19:15, në ambientet e subjektit Bar Kafe "Find Four", në lagjen nr. 2, Bulevardi “Republika”.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe janë kontaktuar personat e pranishëm në momentin e konfliktit, nga ku u mësua se në katin e tretë të bar kafe “Find Four”, shtetasja e mitur F.D. ka goditur në mënyrë të pa provokuar dhe pa asnjë shkëmbim komunikimi shtetasen P.M., duke i shkaktuar asaj lëndime në pjesën e fytyrës dhe të gjoksit.

Dëmtimet e shkaktuara janë kategorizuar në ato të plagosjes së lehtë.

Ky konflikt vjen pas regjistrimit të procedimit penal në ngarkim të personit nën hetim, P.M., më datë 07.02.2024.