Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 11:38
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (29 maj) në në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier. Një automjet, i drejtuar nga një 23-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor 82-vjeçar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut.