I shiti dr*gë mbesës së mitur të ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, lihet në burg Orgest Lena
Orgest Lena, një 21-vjeçar në Sarandë i proceduar më parë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të klandestinëve Sirianë, është arrestuar mesditën e 27 majit nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se i ka shitur drogë një vajze minorene.
Një javë më parë ai u shpall në kërkim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi i kishte shitur drogë një vajze të mitur 15-vjeçare.
Vajza e mitur është mbesa e një ish-kryetari bashkie në Sarandë, e cila për shkak të konsumimit të drogës, ka pësuar komplikacione shëndetësore duke u shtruar në spitalin Rajonal të Sarandës.
Ndërkaq, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj 21-vjeçarit.
Njoftimi i Gjykatës së Sarandës
I shiti lëndë narkotike një shtetaseje të mitur, me kërkesë të Prokurorisë Sarandëjepet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin O.L.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, në kuadër të informimit të publikut në lidhje njëçështje me interes të lartë për shitjen e lëndëve narkotike tek një shtetase e mitur, bën me dije se:
Më datë 18.05.2025 pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandëështë regjistruar procedimi penal në ngarkim të personit nën hetim O.L, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi O. L., i ka shitur lëndë narkotike të llojit kokainë një shtetaseje të mitur.
Prokurori i çështjes, duke u nisur nga rëndësia e faktit penal dhe rrezikshmëria e autorit të dyshuar të veprës penale, i është drejtuar Gjykatës me datë 19.05.2025 me kërkesë për “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Kërkesë e cila u pranua nga gjykata.
Me datë 19.05.2025, prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhrin për zbatimin e vendimit të gjykatës për masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim O.L.
Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë, kjo masë sigurimi, në bazë të urdhrit të prokurores është ekzekutuar në datë 26.05.2025, ora 00:30, pasi shtetasi O.L është kapur nga Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë, në qytetin e Tiranës.
Në vijim të veprimeve i është drejtuar gjykatës me datë 27.05.2025 me kërkesë “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit dhe vijimin e masës së sigurimit arrest në burg” për personin nën hetim O.L.
Më datë 28.05.2025 gjykata vendosi të vijojë masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim O.L.

