Damien Comolli do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit, ndryshime në strukturën e klubit
Damien Comolli, ish-presidenti i Toulouse, pritet të nisë zyrtarisht aventurën e tij të re në Torino në fillim të javës së ardhshme, si drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit.
Ai do të raportojë drejtpërdrejt tek administratori i deleguark Maurizio Scanavinok dhe është përzgjedhur nga John Elkann për të forcuar strukturën drejtuese të klubit.
Comolli do të shërbejë si pika e parë e referimit për Cristiano Giuntoli-n, drejtues i sektorit sportiv, duke sjellë një shtesë të rëndësishme në vendimmarrje, veçanërisht në aspektin teknik.
Prania e tij do të ndikojë ndjeshëm në balancat e brendshme të klubit dhe do të garantojë më shumë strukturë në proceset strategjike.
Comolli, i cili sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në Toulouse, mund të përfshihet edhe në Bordin Drejtues të ri të Juventusit, duke përfaqësuar sektorin e menaxhimit të futbollit në klub.
Gjithashtu, Giorgio Chiellini pritet të ketë më shumë përgjegjësi brenda klubit, duke marrë rolin që më parë i takonte Francesco Calvo, tashmë në prag kalimi tek Aston Villa.
Në horizont shihet edhe një tjetër rikthim: Matteo Tognozzi, ish-shef i skautingut ndërkombëtar të Juves, mund të rikthehet pas eksperiencës së tij të parë si drejtor sportiv te Granada.
Me këto lëvizje, Juventusi synon të modernizojë dhe fuqizojë strukturën drejtuese, duke u përgatitur për një fazë të re në projektin e saj sportiv dhe institucional.
