VIDEO/ ''Mos qesh kur flas unë'', Andi Lila acarohet keq në studio me një tjetër ish të Kombëtares: Hera e fundit që...
Emisioni i fundit i “Rubrikës Sportive” në RTSH solli përplasje mes dy ish-lojtarëve të Kombëtares.
Andi Lila dhe Arben Milori patën keqkuptime në studio.
Ishte Lila që shfaqi fillimisht pakënaqësi ndaj prezantueses Albana Bejko, për kohën e dhënë ndaj Ervin Bulkut ndërsa po diskutohej lista e Kombëtares.
Arben Milori, tjetër i ftuar, ndërhyri i qeshur ndaj kritikave të Lilës, që në anën tjetër u acarua dhe i tërhoqi vëmendje.
BISEDA NË STUDIO
Prezantuesja Albana Bejko: “Cili nga lojtarët momentalë të jep më shumë siguri te Kombëtarja në këto muajt e fundit?”
Andi Lila: “Përpara se të flas për Kombëtaren, dua të them diçka ty personalisht. Unë kam shumë respekt, por po më duket sikur është bërë një emision për Ervin Bulkun dhe kemi ardhur të dëgjojmë Ervinin.
Kjo është një mungesë respekti, unë nuk ta prish emisionin që të iki tani, por unë nuk vij më në këtë emision”.
Arben Milori: “Tani është në statusin e trajnerit të Kombëtares, normal. Ai tha ka shkuar me ngritje, ti the pse nuk e merr U-17”.
Albana Bejko: “Jemi në temë ku atij i takon të japë disa përgjigje sepse bëhet fjalë për ekipin kombëtar”.
Andi Lila: “Po jemi dhe ne këtu në studio”.
Arben Milori: “Po është më i informuar se ne prandaj”.
Andi Lila: “E kam seriozisht, nuk po qesh”.
Albana Bejko: “Bashkë folëm, për çfarëdo pyetje dhe mendimin tënd apo jo? Nuk besoj që mungoi opinioni yt në të gjitha pyetjet që ngritëm këtu”.
Andi Lila: “Nuk ka asnjë lloj problemi, është hera ime e fundit që vi te ky emision. Më fal po pse qesh?”
Arben Milori: “Ça të bëj? Të qaj?”
Andi Lila: “Të qash pra”.
Arben Milori: “Po për të qesh pra është”.
Andi Lila: “Po nuk duhet të qeshësh pra, po flas seriozisht”.
Arben Milori: “Po fol seriozisht, ke mendimin tënd. Unë kam mendimin tim dhe mënyrën time të shprehurit ndaj mendimit tënd”.
Andi Lila: “Jo të qeshësh për atë që them unë, nuk duhet të qeshësh për atë që them unë”.
Ervin Bulku: “Nuk ke pse të mërzitesh”.
Albana Bejko: “Ishte e panevojshme kjo sepse ke dhënë mendimin tënd sikurse të gjithë këto këtu. Nëse do kishte qenë kaq e njëanshme do ishte edhe Pano dhe Milori ato që do e kishin shprehur”.
Andi Lila: “Nejse, kjo është…”
VIDEO:
https://streamin.one/v/1a137553
