Berisha: Kemi në dorë laptopin e patronazhistëve. Aty zbulohet veprimtaria e tyre kriminale!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku deklaroi se kanë në dorë laptopin e patronazhistëve. Berisha tha se aty zbulohet veprimtaria e tyre kriminale.
Ai shtoi se kanë në duar plot dokumente që do t’i paraqesin dhe sipas tij ato përmbajnë komunikimetë drejtuesve të PS me nënkontraktorët.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Padi ndaj Celibashit, ai që e ka autorizuar këtë. Përgjegjësinë ligjore e ka ai që ka autorizuar këtë. Kërkesa jonë ka qenë e prerë që nuk mund të ketë nënkontraktorë.
Dhe është e shkruar në kontratë që nuk mund të ketë nënkontraktorë. Dhe në fund, ne kemi dokumente, ua paraqesim këtu të komunikimit të drejtuesve të PS me nënkontraktorët. Po, po, jemi plot dokumente ne. Laptopi flet shumë.
Po, po, shkoni në filan vend, merrni në filan vend, fola me spedicierin, i kemi të gjitha, do dalin këto, do shihni çfarë procesi ka qenë. Dhe ata që përpiqen t’u imponojnë shqiptarëve një proces të tillë, unë mendoj se gabojnë rëndë.
Kjo nuk imponohet më. Jo çdo gjë mund të them unë. Po i sinqertë me ju, ato që do paraqiten para jush, do jenë edhe nga laptopët e tyre. Faji i tyre, jo i joni. Kanë zhvilluar veprimtari kriminale me laptop. Laptopi është mjet krimi për ta.
Të gjitha këtu i keni çdo faqe me një seri shënimesh dhe kundërshtimesh. Kanë qëndruar në mënyrën më të vendosur. Të gjithë, ato nuk janë pajtuar me këto.
Komisionerët tanë kanë zbatuar porositë tona. Cila ka qenë porosia; të vlerësoni çdo votë mbi bazën e përputhshmërisë ligjore. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se vota i është dorëzuar votuesit, se votuesi ka firmosur që e ka marrë, me një fjalë ka një procedurë.
Për fat të mirë për votat e diasporës është një procedurë e miratuar me konsensus dhe ajo quhet votë e ligjshme. Jo, këta kanë qëndruar pas çdo vote, përfaqësuesit tanë. Nuk po merrem me to se shkon shumë gjatë...
... Jo, nuk është ashtu. Janë dërguar nën drejtimin e Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut, patronazhistë që kanë mbushur zarfet në vende të caktuara, në Greqi dhe Itali. Të paktën në këto dy vende e kemi të sigurtë. Janë kontraktuar ish-punonjës ambasade, dhe punonjës ambasade, janë kontraktuar ish-zyrtarë të PS-së, zyrat e tyre për të grumbulluar zarfat dhe për ti paraqitur si duhet, për të bërë këtë që kanë bërë, gatimin.
Dhe një gjë tjetër. Ka këtu shumë. Mos harroni se mungojnë 60 mijë vota. Ku janë? Fletët janë përdorur brenda vendit. Ka shumë gjëra. Ne do e zbërthejmë këtë proces. Po nuk janë dërguar fare. Ne do e zbërthejmë këtë proces, një më një.
Ky është procesi më i turpshëm, farsa më e turpshme dhe askush nuk mund të kalojë mbi të. Jo. PS-ja ka në kuti aq vota sa mbushën patronazhistët dhe sollën këto rezultate. Aq vota. PD respekton sekretin e votës. Nëse ju kujtohet, unë i kam bërë thirrje çdo personi, në diasporë dhe në Shqipëri; votën e ke sekret, mos e dekonspiro. Edhe njëherë të lutem.
Për ne vota është sekret. Ne nuk hymë se si votoi ky, apo ai. Ne shohim si e manipuloi ky, shohim se, kontrata ishte me DHL-në pa nënktraktorë. Një, shohim se kontrata u shkel dhe nënkontraktor u bën disa, u përzje dhe posta shqiptare.
Dy, shohim se mes nënkontraktorëve, grupeve dhe drejtuesve, kemi dokumente, u vendosën komunikime direkt. Shkoni në filan vend, merrni në filan vend.
Tre, shohim se, me dokumente mungojnë, nuk dihet fati i 40 mijë fletëve, të cilat për ne janë shpërndarë brenda vendit dhe nuk janë dërguar. Këto e rrëzojnë procesin. Ne nuk merremi, nuk mund të pranojmë një proces që është manipuluar në çdo aspekt. Në asnjë rrethanë. Mendja njerëzore që të ketë kuti me 97% vota për PS, kjo nuk mund ta pranojnë.
Ne kemi të gjithë dëshmitë e ndërhyrjes brutale në procesin e votimit të diasporës dhe unë jam i bindur se diaspora shqiptare në të 4-anët e botës, do reagojë kundër narkoshtetit me forcën më të madhe. Sepse ka shkelmuar votën e diasporës, njerëz që votonin për herë të parë, njerëz që e bënin me dashamirësinë dhe dashurinë më të ma dhe për vendin.
Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre, me qëndrimin e tyre ndaj armikut më të egër pas Enver Hoxhës për votën e tyre të lirë. Ky është qëndrimi.
Por për sa i përket asgjësimit politik, kjo është në detyrimin e qytetarëve shqiptarë të mbrojnë votën e tyre dhe ata do i presin biletën Edi Ramës për aty ku e meriton. Unë dal këtu çdo ditë me qëllimin më kryesor për t’u dhënë të gjithë provat, faktet, dokumentet atyre qytetarëve që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë.
Motivimin më maksimal për farsën që është realizuar. Unë e di që ka të tjerë që thonë nuk është gjë kjo punë, punë e madhe, ka të tjerë që thonë ne po ikim tani se nuk kemi më punë këtu, janë të ndryshëm njerëzit.
Por unë flas këtu për ata që e konsiderojnë votën e lirë vlerë themelore të një sistemi demokratik.
A nuk është luftë kjo që po bëjmë ne sot. Luftat nuk janë vetëm me kallashnikov dhe bazuka. Jo janë dhe këto. Beteja vazhdon, lufta vazhdon. Lufta jonë është, qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Por kur të pranojmë ne, kandidatët, zgjedhjet e karteleve të drogës, kurrë, kurrë.
Ajo që kam nxjerrë para jush këtu, Sara Milen, apo Besa Spahon e Suel Çelës në Korçë, se edhe atje ai, ai dominon tregun e lojërave dhe kokainës në Korçë. Rama i ka dorëzuar dhe Korçën atij me kusht që të mbështetej Besa Spaho.
Ne po i gjejmë një e nga një ku janë dhe do të ua paraqesim botës, dhe shqiptarëve. Unë mora këta të dy, apo kandidatet e Altin Hajrit. Jo nuk i pranojmë ne. Apo të kartelit të Troplinëve, nuk i pranojmë ne. Apo Bajrëve. Kjo është betejë, është një betejë e vështirë, por e suksesshme dhe betejë për të vërtetën, dhe ne do e fitojmë këtë betejë.


