“Ura”, Hoxha: Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve! S’mund të thuash “çmontohet” dhe nuk arreston drejtuesit e grupit
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Log. në News24, u shpreh se “Operacioni Ura” bëri bujë me ekspozenë e shfaqur në media me përfaqësuesit e Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas Hoxhës, grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian. Hoxha tha gjithashtu se ky operacion i bujshëm duhej të ishte bërë para zgjedhjeve, pasi hetimet kishin kohë që kishin nisur.
“Bum-i që pati ishte ekspozeja mes Italisë dhe Shqipërisë, antimafia dhe SPAK. Dosja italiane rodhi në mediat shqiptare. U krijua përshtypja se u çmontua grupi i Shkozetit. Ishte një hetim historik, i zgjatur ndër vite. Pra, atëherë grupi nuk ka qenë në majë. Grupi ka elementët për t’u quajtur organizatë, pasi i afrohet 20 viteve veprimtari. Vetëm ky fakt përbën sukses. Grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian.
Në Dubai nuk të arreston njeri. Flasim për nivel të lartë, jo për shoferë. Ideja është ekspozeja u bë me fjalën “çmontohet”. Prova më e madhe ishte kapja e 3 milionë eurove vitin e kaluar. Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve. Këtu ishin ata, ndërsa tanët pritën italianët për të bërë çmontimin” – tha Artan Hoxha.
Mos-arrestimi i drejtuesve te grupit
Gazetari Artan Hoxha duke folur për Operacionin “URA”, theksoi se grupi nuk është realisht i “çmontuar”.
Ai tha se ajo që ndodhi ishte më shumë një ekspozim i një grupi të fuqishëm dhe të vjetër kriminal, se sa një goditje.
Ndër të tjera gazetari u shpreh se RENEA ka qëndruar 6 orë dhe nuk hynte dot në banesë, aty duhet të futesh si në ambasadë.
Gjithashtu ai theksoi se trofeu më i madh i këtij operacioni është 3 mln euro që janë kapur në 18 maj të vitit të kaluar. Sipas tij pa diskutim që është një sukses, sepse më në fund një nga grupet në Shqipëri që ka elementet për tu quajtur organizatë me një historik të paktën mbi 25 vjeçar ekspozohet për qytetarët shqiptarë.
“Ajo që u vu re përvecse mediave që solli informacion ishte dosja italiane, që ishte 1000 e ca faqe. Zhurma që u bë ishte e madhe dhe u krijua përshtypja…dhe titulli ishte “u çmontua grupi i Shkozetit”. Në fakt aty ka më tepër veprime shkresore që janë bërë, veprime konkrete në terren. Ai është një hetim historik, hetim për ngjarje që kanë ndodhur deri në momentin kur Sky ishte në aktivitet, dmth deri në 2021, ndërkohë që ne jemi në 2025. Hetimi është bërë në një kohë që edhe vetë grupi nuk ka qenë në potencialin që është sot, pa u ngjitur në majë.
Pa diskutim që është një sukses, sepse më në fund një nga grupet në Shqipëri që ka elementet për tu quajtur organizatë me një historik të paktën mbi 25 vjeçar ekspozohet për qytetarët shqiptarë. Përbën sukses ky fakt, por në cfarë përmasa është ky sukses, a është real goditja, dhe a është çmontim, këtu na lindin pikëpyetjet. Kjo ka të bëjë me fuqinë e grupit dhe grupi është hetuar për vepra në Itali, jo në Shqipëri. Nuk ka asnjë vrasje aty. Në Shqipëri këta kanë disa momente, faza dhe përplasje.
Në Shqipëri nuk bëhesh i njohur se merresh me tregti, por për këtë momentin tjetër. Kjo të con te fuqia lokale, më pas bëhesh aktor i rëndësishëm dhe përfshihesh në lidhjet korruptive dhe lidhjet me politikën. Këta i kanë të gjitha brenda. U arrestuan ata që ishin të arrestuar dhe u shpallën në kërkim ata që ishin në kërkim. Flasim për nivelin e lartë, nuk flasim për shoferët. E gjitha ekspozeja u shoqërua me titullin “çmontohet”, kur thua çmontohet, e ke parasysh se cfarë është çmontimi. Nuk mund të çmontohet dikush që nuk e ke kapur.
Trofeu më i madh i këtij operacioni është 3 mln euro që janë kapur në 18 maj të vitit të kaluar. Nga 18 maji i vitit të kaluar nuk ke pse pret prokurorin e Barit, sepse ti je prokurori i Shqipërisë dhe si asnjë prokurori më përpara ke burime njerëzore, financiare që ti të çmontosh edhe atë. Kjo duhej bërë para zgjedhjeve, ka dhe krim zgjedhor. Kur është bërë vjet kontrolli më 18 maj RENEA ka ngelur 6 orë nuk hynte dot në banesë aty. Ajo rrugë ku RENEA ka hyrë, edhe sot i ka blloqet e betonit, do hysh sikur hyn në ambasadë. Pra ata nuk janë fshehur, ata kanë qenë aty. Ti do ta kishe sukses të vërtetë nëse ti do kishe arrestuar Vis Docin, dhe më pas kanë hierarki . Ne na u shit një djalë tjetër, thoshin ky ishte kreu,” tha Hoxha.


