FOTO+VIDEO/ Prag-tragjedie në Maliq, i riu humbet kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinerinë e karburantit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 14:43
Aksident në aksin rrugor Pogradec - Maliq, pranë fshatit Podgorie.
Një automjet tip "Nisan" i drejtuar një nga i ri ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një pikë karburanti duke rrëzuar makinën e furnizimit me karburant
Fatmirësisht nuk ka pasur shkëndija pasi mund të kthehej në një tragjedi, me një shpërthim të mundshëm

Drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën me disa plagë në fytyrë ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të marrë masa për mbylljen e lëndës djegëse deri në sqarimin e rrethanave të situatës dhe pastrimin e vendit të ngjarjes

