Radonshiq: Mësuesit këshillojnë pa trajnim
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 20:30
Pedagogia Romina Radonshiq ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, ku foli për sfidat dhe mangësitë në fushën e këshillimit të karrierës në sistemin arsimor shqiptar.
Radonshiq theksoi se një nga problemet kryesore është mungesa e përgatitjes dhe trajnimeve të posaçme për mësuesit që sot, në mënyrë të pashkruar, janë vendosur në rolin e këshilluesve të karrierës.
Sipas saj, është e domosdoshme që mësuesit të mbështeten me formim profesional të mirëfilltë dhe bashkëpunim me ekspertë të karrierës, në mënyrë që orientimi i nxënësve të jetë sa më i saktë dhe efektiv.
